Në një mbledhje të zhvilluar online, Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë disa vendime.
None found
Sipas njoftimit, është aprovuar dhënia për shfrytëzim afatgjatë dhe pa pagesë e pronave nën menaxhimin e Agjencisë Pyjore të Kosovës. Këto prona do t’i shërbejnë Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU “Mitrovica” Sh. A. për zbatimin e projektit që synon sigurimin e furnizimit me ujë të pijshëm për Komunën e Leposaviqit.
Po ashtu, Qeveria ka ndarë 255,153.45€ (dyqind e pesëdhjetë e pesë mijë e njëqind e pesëdhjetë e tre euro e dyzet e pesë cent) për tekstet shkollore në gjuhën shqipe. Këto mjete janë destinuar për nxënësit shqiptarë që ndjekin mësimin në shqip në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë gjatë vitit shkollor 2025/2026.
Një vendim tjetër parasheh ndarjen e 40,000€ për përkrahjen e organizimit dhe zhvillimit të ngjarjeve me karakter ndërkombëtar në inovacion, teknologji, ndërmarrësi dhe transformim digjital. Sipas njoftimit, këto aktivitete synojnë promovimin e Republikës së Kosovës, forcimin e imazhit të saj në arenën ndërkombëtare, zhvillimin e ekosistemit vendor dhe rritjen e dukshmërisë së vendit përmes iniciativave dhe eventeve globale në këto fusha.
Nga kjo shumë, 20,000€ (njëzetë mijë euro) i ndahen FLOSSK – Free Libre Open Source Softëare Kosova, ndërsa 20,000€ (njëzetë mijë euro) janë destinuar për ICK – (Inovation Center Kosovo).
Prindërit e viktimave të zjarrit tragjik në diskotekën Pulse në Koçan reaguan ashpër ndaj kërkesës së avokatit Petre Shilegov që…
Armir GrimaNë Nyon të Zvicrës, Kombëtarja shqiptare e vajzave njohu kundërshtarët me të cilët do të përballet në edicionin e…
Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë nesër vendimin për çështjen e Vlora Hysenit. Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror…
Disa të rinj protestues janë shoqëruar nga Policia në Rrugën e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit, ku studentët po zhvillonin…
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova mori pjesë sot në Samitin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel, të organizuar nga Euronews.Siljanovska-Davkova kujtoi…
Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur kryeministri Edi Rama është përballur me protesta edhe në Bruksel,…