Sulmuesi i Fiorentinës infektohet me malarie dhe shtrohet në spital

Sulmuesi i Fiorentinës, Christian Kouame është diagnostikuar me malarie.

Klubi italian e ka bërë të ditur këtë gjë përmes një komunikate zyrtare.

Të lidhura

None found

“Fiorentina njofton se, pas fillimit të etheve mes 20 dhe 21 shkurtit, lojtari Christian Kouame iu nënshtrua një testi për vlerësimin e një infeksioni të mundshëm malarie, i cili rezultatoi pozitiv. Futbollisti është shtruar në spital për trajtimin e duhur dhe do të rivlerësohet në ditët në vijim”.

Kouame, i freskët nga triumfi i tij në Kupën e Kombeve të Afrikës me Bregun e Fildishtë, u kthye në Firence të shtunën e kaluar, por nuk u thirr për udhëtimin e së dielës në Empoli.


Shtuar 21.02.2024 19:51