Shqipëria luan nesër në transfertën e Suedisë, me ndeshjen miqësore që nis në orën 19:00.
Ky takim pritet të jetë i vështirë për kuqezinjtë, pasi rivali ka mjaft vlerë në arenën ndërkombëtare.
Në treg, Suedia vlerësohet më shumë se Shqipëria. Vlera e tyrë është 347.3 milionë euro në “transfermarkt”.
Në anën tjetër Kombëtarja shkon në këtë takim me kontigjentin që vlen 123.05 milionë euro.
Gjithçka i mbetet fushës së blertë. Të dyja vijnë në këtë takim pas humbjeve në miqësoret e para të marsit.
Shqipëria u mposht 0 me 3 nga Kili, ndërsa Suedia 5 me 2 nga Portugalia.