Categories: sport

Suarez zbulon si e flaku Koeman nga Barça: Telefonata me të zgjati vetëm 40 sekonda

Luis Suárez rishikoi largimin e tij të ndërlikuar nga Barça dhe momentin aktual te Atlético Madrid: “Unë gjithmonë do t’i jem mirënjohës Barcelonës, sepse vuri bast mbi mua kur askush nuk më donte. Telefonata e Koeman? Zgjati rreth 40 sekonda, jo më shumë. Më tha se nuk isha në planet e tij, ndaj duhej të gjeja ekip.

Kjo nuk është mënyra e duhur për ta larguar një legjendë. Së pari më tha se nuk isha në planet e tij, më pas më tha që nëse nuk zgjidhja kontratën, do të luaja kundër Villareal. Atij i mungonte personaliteti për të m’i thënë gjërat qartë. Nuk merrej vesh nëse nuk më donte ai apo klubi”.

Largimi nga Barça? Ato ishin ditë shumë të vështira për shkak të gjithçkaje që i dhashë klubit. Fola me Sofía (gruan) dhe Messin pas telefonatës. Ishte një vit i komplikuar për shkak të gjithçkaje. Për dy familjet tona ishte një kohë shumë e keqe. Unë u ktheva në shtëpi shumë keq nga stërvitja.

Ulje page për të qëndruar te Barça? Kjo është e lehtë të thuhet tani, por në atë kohë nuk ishte problemi. Unë do ta kisha bërë, ashtu si shokët e tjerë të skuadrës tani. I jam mirënjohës Barçës për atë që më ka dhënë dhe do ta kisha pranuar uljen e rrogës.

Ndeshja e fundit kundër Barçës? Ajo që pashë ishte një ekip me karakter të dobët, imazhet flasin vetë. Më lëndon situata e ish-shokëve të skuadrës. Gjesti për Gavi? Ai është i ri dhe ka shumë për të mësuar, por duhet ta përgëzojmë për atë që po bën. Pas ndeshjes i kërkova fanellën e tij.

Luuk De Jong? Ai është një lojtar që, siç thotë trajneri, luan më mirë se Neymar…!!! Mbërritja e Xavi në stolin katalanas? Nëse ai e merr klubin tani, pa një projekt të qartë, për shkak të problemeve ekonomike që ekzistojnë, mund të rrezikojë trashëgiminë e madhe që ka. Xavi di gjithçka që duhet bërë për të pasur sukses në atë klub, por duhet të zgjedhë momentin”.

të fundit

Horoskopi 4 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Dashuria: Fillimi i një dite pozitive. Sipas horoskopit rreth dashurisë edhe nëse do të ketë tensione ato nuk do…

2 hours ago

Qeset poshtë syve: çfarë problemesh shëndetësore mund të fshehin

Shfaqja e qeseve poshtë syve shpesh shihet thjesht si një problem estetik, i lidhur me net pa gjumë ose me…

2 hours ago

De Biasi rrëfen për herë të parë, karrierën si lojtarë dhe miqësinë me Edi Ramën

De Biasi, ish-mesfushor, sot trajner, po pret një telefonatë për aventurën e tij të radhës: “Përvoja më bën të ndihem…

2 hours ago

Tarifat e reja doganore hyjnë në fuqi së shpejti, Shtëpia e Bardhë: Masat janë thuajse përfundimtare

Administrata e presidentit Donald Trump ka njoftuar vendosjen e tarifave të reja doganore ndaj një sërë shtetesh, si pjesë e…

2 hours ago

Zjarr i përmasave të mëdha në Orikum

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi të thatë në hyrje të…

3 hours ago

RTSH në kolaps financiar, Eni Vasili shkresë Ministrisë së Financave: Janë konstatuar miliona euro abuzime, ku kanë shkuar fondet

Radiotelevizioni Shqiptar (RTSH) ndodhet përballë një krize të rëndë financiare, e cila kërcënon seriozisht funksionimin e tij normal. Lajmi është…

3 hours ago