lifestyle

Qeset poshtë syve: çfarë problemesh shëndetësore mund të fshehin

Shfaqja e qeseve poshtë syve shpesh shihet thjesht si një problem estetik, i lidhur me net pa gjumë ose me plakjen e pashmangshme të lëkurës, të cilën për dekada kemi provuar ta ngadalësojmë në mënyra nga më të ndryshmet. Por në disa raste, të ashtuquajturat “qese poshtë syve” mund të jenë shenja të rëndësishme që trupi na jep për të treguar shqetësime më të thella shëndetësore.

Pse shfaqen qeset poshtë syve?

Të lidhura

None found

Nga pikëpamja mjekësore, qeset nën sy vijnë nga një kombinim faktorësh: grumbullim i lëngjeve në inde, rritje e indit dhjamor rreth syve, humbje e elasticitetit dhe tonit të lëkurës. Kjo zonë është veçanërisht e ndjeshme, pasi lëkura është shumë e hollë, pa gjëndra dhjamore dhe me qarkullim të dobët gjaku, më e prirur ndaj dehidratimit, dobësimit dhe ndryshimeve të dukshme.

Me kalimin e viteve, ulja e prodhimit të kolagjenit dhe ngadalësimi i rigjenerimit të qelizave e përkeqësojnë gjendjen. Në shumë raste, ky fenomen është i përkohshëm dhe shfaqet në periudha me stres të fortë ose pas netësh pa gjumë, por kur bëhet i vazhdueshëm, duhet hetuar më thellë për të kuptuar shkaqet.

Çfarë sëmundjesh mund të tregojnë qeset poshtë syve?

Hipotiroidizmi: Një nga arsyet e mundshme është një çrregullim i tiroides, si hipotiroidizmi, që shkakton ngadalësim të metabolizmit dhe mungesë të hormoneve tiroide, duke sjellë fryrje të përgjithshme në fytyrë.

Probleme me veshkat: Shpesh të lidhura me mbajtjen e lëngjeve në trup, që shfaqet me ënjtje të përgjithshme, përfshirë zonën përreth syve.

Probleme me mëlçinë: Në rastet kur mëlçia është e mbingarkuar me toksina apo për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit, mund të ndodhë grumbullim toksinash, duke favorizuar shfaqjen e ënjtjeve poshtë syve.

Alergji: Fryrja mund të jetë gjithashtu simptomë e alergjive ndaj pluhurit, polenit apo merimangave të shtëpisë – në këtë rast, ndryshimi i ambientit mund të ndihmojë për të kuptuar nëse ekziston një lidhje.

Cianoza (ngjyrë blu-vjollcë rreth syve): Një tjetër shenjë shqetësuese që nuk duhet anashkaluar, pasi mund të tregojë probleme me qarkullimin e gjakut dhe oksigjenimin e dobët të indeve.

Po, nëse qeset shfaqen vazhdimisht, ato nuk duhet parë si thjesht një problem kozmetik, por si sinjal i mundshëm i problemeve më serioze shëndetësore. Nëse shfaqen rastësisht, me shumë gjasa janë të lidhura me stres, lodhje apo zakone jo të shëndetshme, por nëse bëhen të zakonshme, është i nevojshëm konsultimi me mjekun për të zbuluar shkakun dhe për të ndërhyrë në mënyrë të përshtatshme.

Çfarë mund të bëjmë për t’i parandaluar?

Në përfundim: qeset poshtë syve nuk janë gjithmonë të padëmshme, ndonjëherë, ato mund të jenë pasqyra e shëndetit tonë të brendshëm.

të fundit

72 të burgosur përfitojnë nga amnistia, lirohen nga burgjet e Drenovës dhe Pojskës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar…

9 minutes ago

Tuchel: Anglia do të gjejë zgjidhjen për të frenuar Messin

Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ka paralajmëruar se ekipi i tij është i gatshëm të gjejë mënyrën për ta ndalur…

10 minutes ago

Pilot who landed plane on the Hudson reveals early-stage Alzheimer’s battle

Ish-kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, heroi i aviacionit që mahniti botën me uljen e paharrueshme të një aeroplani mbi lumin…

13 minutes ago

Dua Lipa’s support for the 46-day protests in Albania finds international echo

Qendrimi i këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa, në mbështetje të protestave që po vijojnë tashmë prej 46 ditësh…

14 minutes ago

Eurostat: Albania Has Lost 1.8 Million People to Migration Between 1990 and 2025

Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht me një bilanc negativ të migracionit, pasi në mënyrë sistematike janë…

14 minutes ago

Today’s Foreign Exchange Rate: Here are the values of the dollar, euro, franc, and pound

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me…

14 minutes ago