Suarez u bë kampion i Uruguait me klubin e tij të lindjes, kanë kaluar 16 vite mes titullit të parë dhe të dytë

Lojtari 35-vjeçar Luis Suarez hodhi hapat e tij të parë në futbollin profesionist te Nacional dhe shënoi 10 gola në 27 ndeshje për klubin në sezonin 2005/2006.

Kjo e ndihmoi klubin të bëhej kampion i Uruguait.

Pas asaj vere, Luis Suarez shkoi në Evropë, ai u ble nga Groningen. Gjatë karrierës së tij, uruguaiani fitoi titullin e Eredivisie me Ajax-in, Kupën e Ligës me Liverpoolin, katër tituj La Liga dhe Champions League me Barcelonën dhe një tjetër titull me Atletico Madrid.

Ka mundësi që fitorja në kampionatin e Uruguait të jetë e fundit për Suarez. Nacional siguroi titullin në një javë përpara, duke mposhtur Cerriton 2-1. Kjo ndeshje ishte e parafundit në fanellën e klubit vendas.

Suarez u kthye në Uruguaj në korrik, por në fund të tetorit u bë e ditur se në fund të sezonit ai do të bëhej sërish një lojtar i lirë. Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i Nacional, Jose Fuentes: “Sapo të përfundojë sezoni, Suarez do të largohet”. /G.D albeu.com/