Stuttgart siguron mbijetesën në limit, Hertha në “Play-off”, Leipzig siguron Champions

Bundesliga ka zhvilluar edhe ndeshjet e fundit të saj, teksa Stuttgart ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Koln. Një 3 pikësh që i ka siguruar mbijetesën në Bundesligë për sezonin e ardhshëm 2022-2023. Golat e këtij triumfi u shënuan nga Kalajdzic 12’ dhe Endo 90+2’, teksa Koln humbi mundësinë për një vend në Europë League pasi goli i Modeste 60 nuk mjaftoi, teksa siguruan pjesëmarrjen në Conference League.

Hertha e Berlinin u mposht përsëri, teksa këtë herë nga Dortmund me shifrat 2-1. Hertha renditet në zonën “Play-Off”. Për Dortmund shënoi edhe Erling Haaland, me sulmuesin që kishte edhe ndeshjen e fundit të tij me skuadrën verdhezi.

Leipzig është skuadra e 4-të që arrin të sigurojë pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm, pasi  barazimi 1-1 me Arminia Bielefeld e renditi atë në top-katërshen e parë të Bundesligës.

Freiburg edhe pse pësoi humbje nga Bayern leverkussen përsëri arriti të siguronte pjesëmarrjen ne Europa League, pasi përfitoi nga humbja e Koln ndaj Stuttgardit./ h.ll/albeu.com

Ja renditja e Bundesligës: