Categories: sport

Strakosha larg Lazios, mediat pranë klubit zbulojnë destinacionin

Thomas Strakosha e ka humbur prej disa muajsh vendin e titullarit në formacionin e Lazios me trajnerin Simone Inzaghi që ia ka besuar portën, veteranit Pepe Reina gjatë kësaj periudhe. Vetëm 8 ndeshje në këtë sezon, në të cilat ka pësuar 14 gola ndërsa në një takim e ka ruajtur portën të paprekur janë shumë pak për një guardian si kuqeziu, i cili ka qenë një titullar i padiskutueshëm te Lazio, gjatë viteve të fundit. Për këtë arsye Strakosha ka vendosur të ndërrojë ambient në merkaton e verës, madje edhe Lazio është e gatshme ta shesë Strakoshën për të mos e humbur me parametër zero pas një viti pasi kontrata e tij skadon në verën e vitit 2022.

 

Të lidhura

None found

Sipas mediave që qëndrojnë pranë klubit bardhekaltër, dëshira e portierit shqiptar është të transferohet te Borussia e Dortmundit por me shumë gjasa e ardhmja e tij do të jetë në Premier League pasi Strakosha pëlqehet shumë nga drejtuesit e West Ham të cilin po përgatitin një ofertë për kartonin e tij. Hammers të cilët e këkruan dhe në janar kuqeziun vlerësojnë reflekset e shkëlqyera të Strakoshës dhe duke patur parasysh edhe marrëdhëniet e mira që kanë Lotiton pas blerjes së Felipe Anderson do ta bëjnë një tentativë për shqiptarin.

 

Titullar i West Ham është polaku Fabianski, i cili feston 36-vjetorin në prill.Strakosha është 11 vite më i ri dhe shihet si një investim shumë i mirë, që jep garanci për shumë vite. West Ham, që synon të luajë në kompeticionet evropiane sezonin e ardhshëm, do të përgatisë një ofertë në fund të sezonit për Lazion. West Ham, i famshëm për tifozerinë e zjarrtë, mbetet një opsion tundues për 25-vjeçarin.

të fundit

Doli: 15 more miners brought out of the mine

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

5 hours ago

Father waits in tears for his son to be brought out of the Trepça mine

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

5 hours ago

Trepça miner after emerging from underground: Colleagues are well and climbing toward the exit

Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…

5 hours ago

Doli: 15 minatorë të tjerë u nxorën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

5 hours ago

Baba me lot në sy pret nxjerrjen e djalit nga miniera e Trepçës

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

5 hours ago

Trepça miner recounts moments trapped in mine

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

6 hours ago