Stërvitja e parë pas dëmtimit, ylli i Bayern dëmtohet sërish dhe rrezikon Europianin

Kinglsey Coman është i pafat. Ylli i Bayern Munich sapo ishte rikthyer nga dëmtimi dhe po riaftësohej në ambientet e klubit gjerman për t’u përgatitur për Euro 2024, pasi sulmuesi mori ftesën nga Franca.

Por, pikërisht në stërvitjen e parë pas dëmtimit, Coman ka pësuar një tjetër dëmtim. Ky mesa duket është shumë serioz, dëmtim i cili i rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Europian.

“Ulërimat e tij nga dhimbja ishin shumë të larta, u dëgjuan kudo në ambientet stërvitore”, shkruan Bild, duke lënë të kuptohet se pothuajse Coman është jashtë Euro 2024.

Me të dëgjuar ulërimat e 27-vjeçarit, mjekët vrapuan në drejtim të tij, me Coman që më pas u largua nga fusha duke çaluar.

Nuk dihet ende nëse do të jetë i gatshëm për Europianin me Francën, por trajneri Didier Dechamps tashmë i ka gati alternativat për të zëvendësuar sulmuesin bavarez.


Shtuar 20.05.2024 20:15