Sulmuesi anglez i Manchester City-t, Raheem Sterling dëshiron kalimin te Barcelona gjatë markatos së dimrit.
Anglezi e ka humbur vendin titullar nën urdhrat e Pep Guardiolas, duke qenë zëvendësues i Phil Foden, Riyad Mahrez apo Jack Grealish që preferohet para tij.
Sipas Sport, Sterling ka ndalur bisedimet për rinovimin e kontratës me Cityn dhe nuk do dëgjojë asnjë ofertë nga gjigantët evropianë.
Mediumi spanjoll shton se lojtari nuk është duke u ndjerë i rëndësishëm dhe dëshiron të provojë fatin në Spanjë, duke luajtur për Barcelonën.
Sidoqoftë, Man City assesi nuk do pranojë asnjë ofertë për sulmuesin në afatin e janarit.
Ndërkohë, Barcelona shpreson ta huazojë me opsion blerje.