Sterling do të ketë një nga pagat më të larta te Chelsea, Raheem dëshiron të jetë një lojtar kyç dhe synon Topin e Artë

Anësori i Manchester City, Raheem Sterling është afër kalimit te Chelsea.

Sipas BBC, lojtari ka rënë dakord për kushtet e kontratës. Ai është i impresionuar me idetë e trajnerit të bluve, Thomas Tuchel dhe rolin që i ofrohet.

Qytetarët donin që anglezi të qëndronte, por vetë lojtari priste të ishte një hallkë kyçe në skuadrën e tij dhe për këtë arsye vendosi të largohej nga City. Sterling thuhet se synon për Topin e Artë.

Sipas Fabrizio Romano, Sterling do të jetë ndër lojtarët më të paguar të Chelsea. /albeu.com/


Shtuar 6.07.2022 20:24