Trajneri Stefano Pioli e pranon se Milani e bëri një tjetër hap prapa në luftën për titull të kampionit.
Milani barazuan me Torinon pa gola mbrëmë duke mbetur dy pikë përpara Interit, por që Interi e ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe me një fitore eventuale mund ta marrin primatin.
Pioli është i vetëdijshëm se ekipi i tij nuk i ka punët mirë.
“Tash mund të thoni se favorit është Interi, por ne besojmë”, deklaroi Pioli pas lojës.
Është një rezultat pozitiv, por është duke na munguar fitorja. Duhet të vazhdojmë kështu, por duke e ditur se mund të bëjmë më mirë”, shtoi Pioli.
Sipas tij, gjithçka do të vendoset në xhirot e fundit pasi në Serie A ka një ekuilibër të madh.
“Jemi duke shkuar fort qe një kohë. Çdo javë ndryshon favoriti, duke i dëgjuar komentet e gazetarëve.
Tash do të jetë Interi, por është një kampionat i ekuilibruar. Ne besojmë, nuk jemi komplet të kënaqur me barazimin, por do të gjejmë zgjidhje të tjera. Do të qëndrojmë aty deri në fund”, përfundoi Pioli.