Ylli i Manchester United, Alejandro Garnacho, ka një detyrë të vështirë para vetes teksa pritshmëritë janë që ai të jetë fytyra kryesore në një të ardhme të afërt për klubin dhe kombëtaren.
Reprezentuesi argjentinas mund të ketë nevojë për dekada për të barazuar Lionel Messin, por paralelet e tij me kohën e Cristiano Ronaldos në ‘Old Trafford’ nuk janë aq të largëta.
Adoleshenti Garnacho është vetëm njëri nga gjërat e pakta pozitive të United në një sezon tejet dëshpërues për ‘Djajtë e Kuq’.
Në mënyrë më të përshtatshme, Garnacho pritet të thyejë e rekordin e Ronaldos (73) për më së shumti paraqitje për United si adoleshent, kur ata do të përballen me Liverpoolin të dielën.
Shënimi i golit gjithmonë është konsideruar si një dobësi e Garnachos, por në fakt ai ka shënuar më shumë gola se sa Ronaldo ka bërë deri në këtë pikë të sezonit gjatë asaj kohe.
Në 39 ndeshje si startues, Garnacho ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë, në krahasim me dhjetë golat e shënuar nga Ronaldo dhe dhjetë asistimet në 51 ndeshje të luajtura para moshës 20-vjeçare.
Ka edhe më shumë statistika që sugjerojnë se Garnacho po zhvillohet shumë më shpejt se sa Ronaldo kishte bërë kur ishte fëmijë.
Ronaldo nuk ka startuar asnjëherë në më shumë se tetë ndeshje radhazi për ‘Djajtë e Kuq’ në vitet e tij të adoleshencës, ndërsa Garnacho është emëruar në formacionin startues në 23 ndeshjet e fundit në të gjitha garat. /Telegrafi/