Ernest Muçi është lojtari i momentit te Beshiktashi. Pavarësisht se u transferua në merkaton e janarit, sulmuesi shqiptar u shndërrua në yllin e ekipit.
Mënyra sesi Muci po paraqitet me Beshiktashin, ka bërë të mundur tërheqjen e vëmendjes. Madje situata ka shkuar deri aty aq sa ky futbollist të kalojë edhe disa yje të futobllit botëror.
Sipas statistikave të fundit të Transfermarkt, profili i Ernest Mucit ishte i pesti më i kërkuar në botë në muajin shkurt.
Madje ai la pas vetes emra si Haaland dhe Lionel Messi, ndërsa një vend para tij, në të katërtin, gjendej Cristiano Ronaldo dhe Mbappe.