Lojtarët e Inter Miami siguruan kalimin në raundin e 16-të të Kampionatit Botëror për Klube, pas një barazimi 2:2 ndaj Palmeiras në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.
Kapiteni i ekipit amerikan, Lionel Messi, vazhdoi një traditë mbresëlënëse.
Gjatë karrierës së tij 21-vjeçare si profesionist, ylli argjentinas nuk është eliminuar kurrë në fazën e grupeve, qoftë në garat e klubeve apo ato me ekipin kombëtar.
Messi ka marrë pjesë në 33 faza grupesh me Argjentinën, Barcelonën, PSG-në dhe Inter Miami, duke u kualifikuar çdo herë në fazat me eliminim direkt.
Ky rekord i jashtëzakonshëm nuk i befason shumë adhuruesit e futbollit, duke marrë parasysh se Messi ka qenë gjithmonë pjesë e ekipeve të nivelit më të lartë.
Për krahasim, Cristiano Ronaldo nuk ka arritur një sukses të plotë në këtë aspekt. Ai ka luajtur 29 herë në faza grupesh me Portugalinë, Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe Al-Nassr, duke kaluar tutje në 27 prej tyre.
Ronaldo u eliminua në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve me Manchester United në sezonin 2004/05 dhe në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2014 me Portugalinë.
Ky krahasim thekson edhe më shumë qëndrueshmërinë e Messit në garat e mëdha ndër vite.
0 – Lionel Messi 🇦🇷 has never been eliminated in the group stage of an official tournament, whether at club or international level. Unique.#FIFAClubWorldCup #InterMiami pic.twitter.com/F9TEoTEN7m
— OptaJose (@OptaJose) June 24, 2025