Starton pjesa e dytë e duelit Shqipëri-Spanjë, kuqezinjtë në kërkim të golit

Ka startuar pjesa e dytë e duelit Shqipëri-Spanjë, ndërsa kuqezinjtë janë në kërkim të golit. Iberikët janë në avantazh pas golit të Ferran Torres në minutën e 13-të. Ndërkohë Kristjan Asllani tentoi golin në minutë e 45 me një gjuajtje predhë nga distanca me të djathtën, por portieri spanjoll arriti ta ndalë.

Kombëtarja jonë është futur në fushën e stadiumit “Merkur Spiel-Arena” me 1 pikë ndërsa Spanja me plot 6 pikë pas dy fitoreve kundër Italisë dhe Kroacisë. Shqipëria lufton të marrë trepikëshin e parë për të qëndruar akoma në lojë dhe të kualifikohet në fazën tjetër.

Kombëtarja nuk arriti të merrte më shumë se një pikë ndaj barazimit me Kroacinë ndërsa ndaj Italisë u mposht edhe pas golit që theu rekordin në sekondën e 23.


Shtuar 24.06.2024 22:10