Real Madridi mund të jetë i detyruar të kursejë disa nga emrat kryesorë në Kupën e Botës për Klube që po zhvillohet këtë verë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas gazetës spanjolle Marca, stafi mjekësor i “Los Blancos” i ka rekomanduar trajnerit Xabi Alonso të shmangë përdorimin e Eder Militaos, David Alabas dhe Dani Carvajalit, të cilët vijnë pas lëndimeve serioze në ligamentet e gjurit.
None found
Raporti mjekësor është hartuar pas një inspektimi të detajuar të fushave ku po zhvillohet turneu. Real Madridi ka dërguar emisarë për të vlerësuar kushtet, në një kohë kur kujtesa për dëmtimet e mëparshme në turnetë verore në Amerikën e Veriut është ende e freskët.
Kujtojmë se në vitin e kaluar, ylli i skuadrës Vinicius Jr kishte kritikuar hapur cilësinë e fushave në Kupën e Amerikës.
Sipas raportit, që i është dorëzuar stafit mjekësor dhe më pas Alonsos, përdorimi i lojtarëve që kanë pësuar dëmtime të rënda duhet të bëhet me shumë kujdes. “Ky është një rekomandim dhe jo ndalim absolut – vendimi do të merret në bashkëpunim mes lojtarëve, mjekëve dhe trajnerit”, shkruan Marca.
Ndërkohë, Kylian Mbappe është një tjetër mungesë e rëndësishme për Realin, pasi është shtruar në spital për shkak të gastroenteritit akut. Sulmuesi francez nuk ishte pjesë e ndeshjes së fundit ndaj Al Hilal, ku madrilenët barazuan 1:1. Edhe Carvajal, Militao dhe Alaba munguan në atë sfidë.
Një risi pozitive për Realin ishte debutimi i Trent Alexander-Arnold, i cili u paraqit për herë të parë me fanellën e klubit të ri në atë ndeshje.
Reali do të përballet me CF Pachuca më 22 qershor, përpara se ta mbyllë fazën e grupeve ndaj RB Salzburg. Mbetet të shihet nëse Alonso do të ndjekë plotësisht rekomandimet mjekësore apo do të rrezikojë me rikthimin e ngadaltë të lojtarëve të tij kyç në fushë.
Një tjetër situatë tensionuese është regjistruar pranë Parlamentit. Protestuesit kanë hedhur sërish mjete piroteknike, ndërsa një nga kioskat aty pranë…
Policia bullgare ka arrestuar 19 vjeçarin H.D nga Shkupi mbi dyshimet se i janë gjetur rreth 100 mijë euro të…
Teuta - Elbasani LIVETeuta 0 – 0 Elbasani1’ – Nis ndeshja në stadiumin “Niko Dovana” [...]Read More...
Një tjetër incident është regjistruar gjatë protestës së kësaj të shtune në Tiranë. Rreth orës 18:15, një automjet i një…
Vllaznia - Tirana LIVEVllaznia 0 – 0 Tirana1’ – Shkelmohet topi në stadiumin “Loro Boriçi” [...]Read More...
Orian Goren mund të jetë një nga emrat e rinj në listën e lojtarëve që Hansi Flick do të publikojë…