Kylian Mbappe nuk ka luajtur ende për Real Madridin në Kupën e Botës për Klube, pasi është prekur nga probleme shëndetësore menjëherë pas mbërritjes në Shtetet e Bashkuara.
Sulmuesi francez iu bashkua ekipit pas angazhimit me përfaqësuesen në Ligën e Kombeve, por u detyrua të ndalojë aktivitetin për shkak të dhimbjeve të forta të stomakut që e penguan të stërvitej dhe të merrte pjesë në ndeshjet ndaj Al Hilal dhe Pachuca.
None found
Sipas raporteve zyrtare nga klubi, Mbappé është diagnostikuar me gastroenterit akut – një inflamacion i stomakut dhe zorrëve që shoqërohet me të vjella, diarre dhe dhimbje të forta barku.
Futbollisti është izoluar në dhomën e tij të hotelit për disa ditë, duke ndjekur një regjim të rreptë ushqimor të përbërë vetëm nga fruta dhe lëngje, ndërkohë që nuk ka marrë pjesë në stërvitjet kolektive.
Gjendja e tij shëndetësore është vlerësuar si serioze nga stafi mjekësor i klubit, sidomos për shkak të humbjes së shpejtë në peshë – mes katër dhe pesë kilogramë brenda pak ditësh – çka ka shkaktuar shqetësim të madh te Real Madridi.
Aktualisht, ylli francez ka filluar të bëjë ushtrime të lehta në palestër, por mbetet ende e paqartë se kur do të rikthehet në formën e duhur fizike për të qenë në dispozicion të trajnerit Xabi Alonso.
Real Madridi do të përballet të enjten në mbrëmje me Salzburgun në raundin e tretë të fazës së grupeve të Kupës së Botës për Klube, dhe mbetet të shihet nëse Mbappé do të jetë në gjendje të kontribuojë në këtë ndeshje apo do ta humbasë të gjithë turneun.
Efektivët e policisë, me një numër të madh automjetesh, kanë ndërhyrë në zonën e rrugës “Mine Peza” për të kryer…
Për një javë të tërë, prindërit e Shkollës Fillore në fshatin Frëngovë të Strugës nuk i kanë lënë fëmijët e…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin pjesë në…
Protestuesit janë mbledhur pranë Bankës së Shqipërisë dhe selisë së Partisë Socialiste, ndërsa breshëri fishekzjarrësh janë drejtuar në anën anësore…
Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Shkumbin Pireva, Bardh Maxhuni dhe Lavdim Pireva, diskutojnë…
Policia bullgare ka arrestuar 19 vjeçarin H.D nga Shkupi mbi dyshimet se i janë gjetur rreth 100 mijë euro të…