sport

Real Madrid zyrtarizon listën për Kupën e Botës për Klube, Xabi Alonso fton blerjet e fundit dhe ata që janë duke u rikuperuar

Real Madridi ka shpallur sot listën e lojtarëve për Kupën e Botës për Klube, e cila nis më 14 qershor, ku skuadra do të drejtohet nga Xabi Alonso.

Mbretërit do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara, për të finalizuar përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Al Hilal të Arabisë Saudite, që do të luhet më 18 qershor në Miami.

Të lidhura

None found

Ekspedita madrilene do të përfshijë 34 lojtarë, mes të cilëve janë edhe ata që aktualisht po rikuperohen nga dëmtimet, si Eder Militao, Dani Carvajal, Ferland Mendy, Eduardo Camavinga dhe Antonio Rüdiger.

Xabi Alonso ka përfshirë në listë edhe dy përforcimet e reja të klubit: Dean Huijsen dhe Trent Alexander-Arnold.

Gjithashtu, tetë lojtarë nga akademia e të rinjve do të udhëtojnë me ekipin: Yousi, Fortea, Diego Aguado, Víctor Muñoz, Mario Martín, Chema dhe Gonzalo.

Trajneri i ri i Real Madridit e nisi karrierën e tij në Valdebebas këtë të hënë, ndërsa lojtarët që ishin te kombëtaret do t’i bashkohen skuadrës në ditët në vijim.

të fundit

Pireva: PSG-ja është skuadra që duhet mposhtur për të fituar Ligën e Kampionëve

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Shkumbin Pireva, Bardh Maxhuni dhe Lavdim Pireva, diskutojnë…

1 second ago

Tensionet rriten pranë selisë së PS-së, protestuesit hedhin fishekzjarre dhe mjete piroteknike

Protestuesit në mënyrë masive janë gurmbulluar në Sheshin Skënderbej dhe pranë selisë së Partisë Socialiste, ku raportohet se po goditet…

29 seconds ago

Përmbysja ndaj Kukësit sjell pasoja të rënda për Burrelin, largohet trajneri

Kategoria e ParëU parashikua që Burreli do të fitonte në shtëpi sot kundër Kukësit në Kategorinë e Parë, java e…

6 minutes ago

Gurë, molotov dhe gaz lotsjellës në “Skënderbej”, përplasje mes protestuesve dhe Policisë

Një shesh beteje është shndërruar pasditen e kësaj të shtune sheshi “Skënderbej”, në qendër të Tiranës, ku protestuesit, nga krahu…

13 minutes ago

Arsenali mposht Evertonin dhe mbetet në garë për kreun e Ligës Premier

Arsenali ka shënuar fitore 2-0 ndaj Evertonit në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të Ligës Premier, duke vazhduar…

18 minutes ago

Kontrollet policore bllokojnë automjetet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, zona mbetet e mbushur me gaz lotsjellës

Prej disa minutash, automjete të ndryshme kanë tentuar të futen në zonë, por janë ndaluar nga policia për kontrolle në…

18 minutes ago