Sponsori prestigjoz i Chelsea pezullon marrëveshjen me klubin

Çelsi padyshim që po kalon orët më të vështira në historinë e klubit, ku pas sanksioneve të marra nga Britani e Madhe për Roman Abramoviç, tani edhe sponsori “Three” ka pezulluar marrëveshjen që kishte me “blutë”.

Marrëveshja e sponsorit të telekomunikacionit në Angli me Çelsin kishte një vlerë prej 40 milionë paundësh, por situata e fundit e ka bërë kompaninë të tërhiqet. Kjo gjë pritet të sjellë që ekipi të luaj pa sponsor kryesorë në fanellë.

Gjithashtu tërheqjen nga marrëveshja me Çelsin po e mendojnë dhe firma amerikane “Nike”, kompania japoneze e makinave “Hyundai” dhe gjithashtu kompania e orëve “Hublot”.

Nike | Chelsea Home Shirt 2021 2022 | nike shox rx4 silver and orange green | CancerduseinShops | Domestic Replica Shirts


Shtuar 10.03.2022 19:25