sport

Sponsorët teknikë: Reali i pari në Evropë, Juve në top 10

Është e njohur që sponsorët teknikë mund të përfaqësojnë një kontribut të rëndësishëm në arkën e një klubi. Pak ditë më parë, Milan mbylli marrëveshjen me Puma, e cila parashikon një rinovim me një rritje krahasuar me sezonet e fundit (13.1 milionë në 2020/2021): 30 milionë euro në vit , një rekord për kuqezinjtë.

Megjithatë, një shifër ende shumë e ulët për të arritur emrat e mëdhenj në Evropë. I vetmi italian në top 10-shen e kësaj renditje speciale është Juventusi, i cili mbledh 51 milionë në sezon nga Adidas, shkruan albeu.com.

Të lidhura

None found

Në krye të renditjes (duke marrë parasysh vetëm të dhënat bazë pa bonus) është Real Madridi i Florentino Perez, i cili fiton 120 milionë në vit nga sponsori Adidas.

Në shkallën e dytë të podiumit është Barcelona. Një situatë e veçantë është ajo e skuadrës katalanase, të cilët fitojnë 105 milionë në sezon nga partneriteti me Nike, edhe pse ky është një bashkëpunim që vazhdon që nga viti 2016 pa kontratë. Në vendin e tretë mbyllet Manchester United, duke marrë 87 milionë në vit nga Adidas.

Juventus renditet në vendin e nëntë, përpara Liverpool dhe Tottenham të dy me 35 milionë nga Nike.

Shifra të paarritshme për kompanitë italiane. Siç raporton Calcio e Finanza, në Serie A, Juventus dhe Milan kryesojnë renditjen, në vendin e tretë gjejmë Interin. N

Nerazzurrët kanë një marrëveshje me Nike me vlerë 12.5 milionë deri në vitin 2024, por synojnë të dyfishojnë të ardhurat me rinovimin e radhës. Diferenca me skuadrat e tjera është shumë e madhe, vetëm mendoni që në vendin e katërt është Lazio i Lotitos, i cili ka nënshkruar kontratë me Mizuno për 5 milionë euro në sezon. Roma pason me 3.5 milionëmbledhur nga New Balance, ndërsa Napoli është një rast më vete. Që nga sezoni i kaluar, napolitanët kanë kaluar në vetë-prodhim me uniformat e firmosura EA7. /albeu.com/

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

2 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

2 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

3 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

3 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

3 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

3 hours ago