Ish-mbrojtësi legjendar i Liverpool, Jamie Carragher është shprehur se UEFA dëshiron me zemër që Reali ta eleminojë Manchester Cityn nga Champions pas dënimit që i dha.
Manchester City u dënua më 14 shkurt nga UEFA me pezullim nga garat evropiane për dy sezonet e ardhshme, 2020/21 dhe 2021/22, si dhe u ndëshkua me 30 milionë euro gjobë, pasi që i shkeli rregullat e UEFA-s për ndershmëri financiare (FFP).
None found
Dhoma Hetuese e UEFA-s gjeti dëshmi se klubi kishte gënjyer në raporte financiare për paratë e dhuruara nga sponsorët nga viti 2012 deri në vitin 2016, duke thënë se sponsorët kishin dhuruar më shumë para sesa që kishin dhuruar në të vërtetë vetëm sa për t’i mbuluar shpenzimet.
Skuadra e Pep Guardiolës do të përballet me Real Madridin këtë muaj në Ligën e Kampionëve dhe sipas legjendës së Liverpoolit, Jamie Carragherit, UEFA do të shpresojë që Real Madridi të fitojë.
“Unë s’mund ta besoj se Manchester City është në garë momentalisht. Nuk e them këtë si tifoz i Liverpoolit, por çfarë do të ndodhte nëse City e fiton garën këtë sezon? Ata janë favoritë për ta fituar. Janë ndër skuadrat më të mira në Evropë”, ka thënë Carragher.
“Do ta bënte këtë garë për t’u tallur me të. UEFA do të shpresojë që City të mposhtet nga Real Madridi – do shpresojë me gjithë zemrën të ndodhë kjo gjë. A mund t’i imagjinoni zyrtarët e UEFA-s duke ia dhënë në fund trofeun një lojtari të Man Unitedit?”
“Gjëja e parë që Pep Guardiola do të pyetej pas ndeshjes në konferencë do të ishte: “A është kjo fitore e rreme?” Do të viheshin në dyshim meritat e kupës – a duhet të jenë ata në garë? Ata tani janë në garë që nëse e fitojnë titullin, do të jetë i njollosur trofeu”.
“Mendoj se UEFA duhej ose ta kishte larguar Manchester City nga gara menjëherë ose duhet ta kishte lënë këtë vendim për në fund të sezonit”.
Sot, në orën 08:22, përmes Numrit të Vetëm për Thirrje Emergjente 112, në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) është…
Historiani dhe studiuesi Auron Tare ka publikuar pamje nga rrënojat e shtëpisë së shkrimtarit të njohur shqiptar Mitrush Kuteli, duke…
Vllaznia - Dinamo Vllaznia 0 – 0 Dinamo 1’ - Nis sfida në “Loro Boriçi” [...]Read More...
Informacione të reja nga mediat ndërkombëtare raportojnë një tjetër sulm me raketa balistike në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad.…
Pas një dite me reshje intensive, këtë të diel qetësohet moti.Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje mesatare të shoqëruara…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar me habi ndaj njoftimit të Donald Trumpit për një armëpushim energjetik mes Rusisë dhe…