Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Bayern Munich dhe Real Madridi kanë barazuar 2-2 ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Bavarezët e filluan me një dominim absolut, me Los Blancos që mbroheshin në vazhdimësi.

Por, Vinicius Junior i këndelli bashkëlojtarët e tij nga një asistim maestral i Toni Kroos, për të shënuar për 1-0 në minutën e 24-të.

Me këtë gol, Real Madridi filloi të tregonte më shumë nga loja e tyre, por që në 45 minutat e parë nuk kishte më gol.

Pjesa e dytë nisi furishëm, me Bayernin që shënoi dy gola për katër minuta.

Në minutën e 53-të, Konrad Laimer e gjeti në mënyrë perfekte Leroy Sanen, që realizoi për 1-1.

Pas katër minutave, Bavarezët fituan një penallti, të cilën në gol e konvertoi Harry Kane për 2-1.

Por, Los Blancos nuk u dorëzuan, kur Rodrygo fitoi penallti në minutën e 83-të, ndërsa Vinicius i barazoi shifrat në 2-2.

Ky rezultat nënkupton se Real Madridi merr rezultat pozitiv në Gjermani, ndërsa në Spanjë i pret një udhëtim i vështirë gjermanët.


Shtuar 30.04.2024 22:52