Nazmi Gripshi, ka shënuar golin e radhës për Astanën në Kazakistan. Gripshi shënoi golin e katërt për Astanën në pjesën e parë, që e mbylli me avantazh 4-2 ndaj Aktobes.
Gripshi është specialist për penalltitë dhe pikërisht nga pika e bardhë e 11-metërshit nuk ka gabuar.
Ky ishte goli numër 16 për të në kampionat, ndërsa po shkon drejt “Këpucës së Artë”. Deri tani janë luajtur 25 javë, teksa Gripshi po ashtu ka asistuar 6 gola.
Gripshi u ftua nga Silvinjo në Kombëtare për ndeshjet e muajit tetor. Debutimi për të erdhi në pjesën e dytë të miqësores ndaj Jordanisë.