Trajneri portugez i Romës, Jose Muurinho para konferencës zyrtare para finales së Conference League në Tiranë ka folur për faqen zyrtare të UEFA-s.
Si gjithmonë, Mou fillon ta luaj një finale, para se ajo të nisë me deklaratat e tij.
“Mundësitë për të fituar në finale janë 50%-50%, por ne do të bëjmë çmos për të marrë 51%-49%. Puna që çon në finale gjatë disa muajve është baza për ato 90 ose 120 minuta. Dita e finales është dita e lojtarëve. Unë kam qenë me fat deri më tani duke fituar të gjitha finalet e mia evropiane, lojtarët e mi në momentin e së vërtetës kanë qenë gjithmonë aty“,tha trajneri portugez për faqen e UEFA-s.
Portugezi theksoi se për të ajo është njësoj si finalja e Champions League.
“Conference League këtë sezon për ne është si Champions League. Ky është niveli në të cilin jemi, gara në të cilën po luajmë. Dhe klubi nuk ka pasur një mundësi të tillë për një kohë të gjatë. Finalja duhet të trajtohet si një ndeshje personale. Kjo sjell presion tension dhe ndjenjën e përgjegjësisë. Duhet të mendojmë vetëm për finalen dhe kundërshtarët me të cilët përballemi. Sa mirë do të ishte për qytetin, klubin dhe të gjithë ne nëse do ta fitonim ndeshjen,”shtoi ai./albeu.com