Spalletti: Kjo fitore na jep vetëbesim, ndaj Interit kemi një javë kohë të përgatitemi

Napoli arriti të mposhti Venezian me rezultatin 2-0. Një fitore kjo që i dërgon napolitanët në vendin e dytë të Seria A me vetëm 1 pikë larg Interit kryesues, por ky i fundit me një ndeshje më pak.

Pas ndeshjes trajneri Luciano Spalletti është shfaqur shumë i lumtur për fitoren, ndërsa vlerësoi edhe Osimhen që zhbllokoi rezultatin për t’i hapur rrugë pastaj triumfit.

“Kjo fitore na jep vetëbesim. Kemi mundësinë që të bëjmë ndeshje të mira, të luajmë gjithmonë për të fituar. Sot morëm një fitore të rëndësishme në një fushë shumë të vështirë.

Osimhen ka cilësi. Skuadra duhet të përmirësohet që ta shërbejë siç duhet. Duhet t’ia japim topin më shpejt në hapësira”, ka thënë fillimisht tekniku i Napolit për “DAZN”.

Të shtunën e ardhshme do të luhet supersfida kundër Interit: “Kemi një javë kohë për të punuar mirë dhe rikuperuar akoma futbollistë. Mundësia për të bërë 3-4 ndërrime cilësore është shumë e rëndësishme. Duhet të rikuperojmë Koulibaly dhe Anguissa për këtë takim”, përfundoi Spalletti./h.ll/albeu.com


Shtuar 6.02.2022 18:41