Spalletti-Allegri, përplasje pas Napoli-Juventus

Napoli-Juventus ka vazhduar edhe pas ndeshjes me një fërkim në prapaskenë mes Allegri-t dhe Spalletti-t.

Trajneri i Juventus-it është ankuar për sjelljen e trajnerit të Napoli-t gjatë ndeshjes, duke e kritikuar se kishte bërë pak ‘rrëmujë’ me arbitrin. Spalletti është përgjigjur: “Është hera e parë që fitoj kundër teje dhe më ben moral”.

Trajneri i Napoli-t ka shpjeguar këndvështrimin e tij në konferencë për shtyp:

“Kjo gjë nuk mund të durohet, më thoni kur e kam bërë sepse nuk durohet. Nuk e prisja këtë, doja vetëm ta përshëndesja. Fërkime gjatë ndeshjes? Jo, nuk ka patur asgjë. Unë kam humbur gjithmonë, një herë që fitoj vjen dhe më bën moral?”.


Shtuar 12.09.2021 10:29