Spalleti: Luajtëm mirë gjatë ndeshjes, djemtë treguan personalitet në fushë

Italia fitoi 5-2 ndaj Maqedonisë së Veriut në stadiumin “Olimpico” dhe tashmë është vetëm një pikë larg kualifikimit në Euro 2024. Kombëtarja e kaltër sfidon Ukrainën në “BayArena” të Leverkusenit të hënën (20 nëntor).

Sfidë ku djemtë e Luciano Spallettit luajnë për fitore. Trajneri i Italisë theksoi pas ndeshjes se u hodh një hap përpara, teksa deklaroi se i pëlqeu loja e skuadrës.

Luajtëm mirë gjatë 90 minutave. Por, skuadra më pëlqeu më shumë në pjesën e dytë krahasuar me të parën.

Fatkeqësisht, ndodh herë pas here që kur arrihet rezultati pozitiv, të ulet pak ritmi dhe të luftohet më pak për topin. Gjithsesi, ne kemi hedhur një hap të rëndësishëm përpara sa i përket rasteve të krijuara.

Djemtë treguan personalitet. Prisja që të vuanim pasi ndeshja shkoi 3-2, por skuadra reagoi, nuk qëndruam duarkryq”, theksoi Spalletti./albeu.com


Shtuar 18.11.2023 14:30