Luçiano Spaleti ka marrë sot drejtimin e Juventusit. Kësisoj, ai është bërë menjëherë një rekordmen për bardhezinjtë.
Ai ka hyrë në histori si trajneri më i vjetër në moshë që merr drejtimin e kësaj skuadre, pasi është zyrtarizuar në pankinë në moshën 66-vjeçare. Rekordi i mëparshëm i takonte Mauricio Sarrit, i cili në vitin 2019 ishte emëruar në pankinën e bardhezinjve në moshën 60-vjeçare.
Ky ishte rekordi i dytë radhazi që Spaleti i thyen Sarrit, pasi duke fituar titullin me Napolin në moshën 64-vjeçare, ai ishte bërë trajneri më i moshuar që e arrinte një gjë të tillë, duke ia marrë “fronin” pikërisht Sarrit i cili ishte shpallur kampion me Juventusin në moshën 61-vjeçare.
Tashmë për Spaletin mbetet të shihet nëse do të arrijë të përmirësojë këtë rekord të fundit, duke fituar një tjetër titull kampion, këtë radhë me bardhezinjtë.
