Sot priten vizitat mjekësore të Kostic me Juventus

Kësaj radhe është me të vërtetë dita e duhur. Filip Kostic do të mbërrijë në Torino në mëngjes, dita e parë në Itali në të cilën do të kryejë ekzaminimet mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën prej 3,5 milionë euro në sezon që do ta lidhë atë me Juventusin deri në vitin 2025.

Transferimi do të kushtojë 17 milionë euro bashkë me bonuset dhe kështu Allegri do të festojë 55 vjetorin e tij sot me një dhuratë nga merkatoja./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.08.2022 09:17