Sot ndeshja me Gjeorgjinë, kështu pritet të rreshtohet Kombëtarja jonë

Pas miqësores përballë Spanjës në shtëpinë e këtyre të fundit, ku kombëtarja jonë humbi me rezultatin minimal 1-2, mund të quhet plotësisht një test pozitiv.

Sic dihet tanimë, gati për kombëtaren tonë në këtë ndeshje nuk do të jenë, mesfushori Kiedi Bare i cili shfaqi probleme fizike, mbrojtësi Balliu me të cilin ishte rënë në dakord që do të luante vetëm një ndeshje dhe po ashtu Uzuni i është bashkuar Granadas pas një marrëveshjeje me klubin i cili ka një ndeshje të rëndësishme në kampionat.

Reja duket se e ka në mëndje formacionin edhe për ndeshjen e sotme dhe ndryshimet do të jenë të shumta, duke filluar nga porta, me Strakoshën që pritet ta nisë si titullar.

Qendra e mbrojtjes nuk pritet të ketë ndryshime, ndërsa krahët do të plotësohen me Roshin nga e djathta dhe Lenjanin nga e majta.

Mesfusha do të jetë tërësisht e re, me Asllanin, Ramadanin dhe Çekiçin, ndërsa në sulm do të jetë dyshja Broja – Manaj.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë përballë Gjeorgjisë.

Shqipëria: Strakosha; Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla; Roshi, Ramadani, Asllani, Cekici, Lenjani; Broja, Manaj. /albeu.com


Shtuar 29.03.2022 09:30