Jasir Asani është sot një nga emrat më të përfolur të kombëtares shqiptare.
Talenti nga Shkupi ka shënuar dy gola fantastikë me kuqezintjë duke na bërë të gjithëve, dhe sot përjeton momentet më të mira të karrierës së tij.
Por e shkuara e tij nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Në një video të disa viteve më parë që është rishpërndarë në rrjetet sociale, tregohet një kronikë lajmesh se si Asani kishte rënë pre e dhunës së ekstremistëve maqedonas.
Ai deklaronte në intervistë se huliganët i kërkuan të thoshte “hamburger”. Asani kishte refuzuar t’i bindet urdhrave dhe kështu kishte nisur konflikti me ta.
“Më thanë thuj hamburger, i thash pse me thanë hamburger? Më rrahën shumë, por nafaka ime u mbajta”, kishte deklaruar ai.
Në prononcimin e tij ai kishte thënë se huliganët kishin ndaluar sulmin vetëm kur ai i kishte treguar se luante për ekipin e Vardarit të Maqedonisë.
“Ishin rreth 20 vetë dhe dolën para meje. Më detyruan dhe më goditën, donin të më shtrijnë. Më pas iu thashë, e dini kush jam? Luaj në Vardar, Jasir e kam emrin”, ishte shprehur Asani atëkohë.
Dedikimi, puna dhe dashuria për fanellën kuq e zi, duket se kanë qenë përgjigja më e mirë për bullizuesit.