Son shqyrton largimin nga Tottenham, raportohet se një ekip i madh e pëlqen

Sipas gazetës gjermane “Sport1”, dëshira e Heung-Min Son është të bëjë një hap tjetër përpara në karrierën e tij. Sulmuesi i Tottenham po mendon të ardhmen e tij dhe megjithëse luan në Champions League, ai do të dëshironte t’i bashkohej një klubi që është në garë për ta fituar Championsin.

Carlo Ancelotti, sipas të njëjtës media, do të ishte i interesuar për situatën e 30-vjeçarit. Kontrata e tij me Spurs skadon në vitin 2025, kështu që po afrohet koha kur ai do të duhet të vendosë për të ardhmen e tij. Shifra për të transferuar sulmuesin do të jetë midis 75 dhe 90 milionë euro./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.10.2022 11:28