Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se Drejtori i ri i Arbitrimit në FSHF do të prezantohet nesër, ditën e premte, në orën 10:00.
None found
Me këtë ndryshim, Sokol Jareci përfundon një periudhë të gjatë në detyrën e Drejtorit të Arbitrimit. Emri i personalitetit që do ta pasojë në këtë post do të bëhet publik gjatë prezantimit të nesërm.
“Përshëndetje të gjithëve! Nesër, e premte, në orën 10:00, në Shtëpinë e Futbollit do të prezantohet Drejtori i ri i Arbitrimit në FSHF. Gjithashtu, në orën 11:00 do të hidhet shorti për Kategorinë e Parë, në sallën e konferencave të Shtëpisë së Futbollit. Mediat ftohen të jenë të pranishme.”
Gjyqtari zviceran Guénaël Mettraux, njëri nga tre anëtarët e trupit gjykues që më 16 shtator dënoi ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi…
Ashtu si netët e kaluara, edhe sonte u vu re një pjesëmarrje e madhe e të rinjve, të cilët po…
Ashtu si netët e kaluara, edhe sonte u vu re një pjesëmarrje e madhe e të rinjve, të cilët po…
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në fushën e fshatit Lazarat, në Gjirokastër, duke vënë në rrezik përhapjen e…
Mesfushori Leon Avdullahu ia ka bërë të qartë Kombëtares së Irlandës se Kosova nuk ka frikë nga askush dhe objektivi…
Ish-drejtuesi i SHISH-it, Evarist Beqiri, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, kritikon ashpër emërimin e…