Sokol Cikalleshi e mbyll vitin me dy gola, Konyaspor varet prej sulmuesit shqiptar

Sulmuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi, ka qenë vendimtar sërish për Konyaspor, duke shënuar dy herë në fitoren ndaj Kayserispor.

Shqiponjat morën vetëm fitoren e katërt këtë sezon, ku Cikalleshi ishte më i miri në fushë.

Të dy golat e shënuar nga Cikalleshi erdhën nga penalltia në minutat 51 dhe 63.

Me këtë dy gola, Cikalleshi shkon në kuotën e tetë golave këtë sezon, duke qëndruar si lojtari kryesor i Konyaspor.

Para tij qëndrojnë emra si Mauro Icardi dhe Edin Dzeko që kanë nga 12 gola.

Konyaspor këtë vit lufton për të qëndruar në elitën e futbollit turk dhe mban aktualisht vendin e 15-të me 18 pikë. /Telegrafi/


Shtuar 24.12.2023 17:47