Slot për rinovimin e Salah: Do kushtojë shumë

Mo Salah nuk ka ndërmend të ndalet. Në moshën 32-vjeçare, sulmuesi egjiptian i Liverpool-it është në formë të plotë fizike dhe mentale siç e tregojnë paraqitjet dhe shifrat e raportuara këtë sezon. Për momentin ai ka 30 gola dhe 21 asistime, por shifrat vazhdojnë të rriten.

Një paraqitje super top, në një kampionat top siç është Premier League. Ndaj është befasuese që ish-lojtari i Romës është vetëm pak muaj larg skadimit të kontratës së tij, të planifikuar për në qershorin e ardhshëm.

Lista e kërkuesve është tashmë shumë e gjatë (pa përjashtuar një rinovim me Reds), por, sipas menaxherit të Liverpool, Arne Slot, niveli i Salah vetëm do të rrisë shumën e parave që egjiptiani do të kërkojë për kontratën e tij të ardhshme:

“Sa më mirë të bëjë, aq më i shtrenjtë bëhet. Është më mirë për të gjithë që të luajë kështu. Ndoshta nuk është më e mira vetëm për ata që duhet të paguajnë për të”.


Shtuar 26.02.2025 10:53

Tags: