Skënderbeu ka humbur 3 ndeshjet e fundit në Superiore. Laçi, Vllaznia dhe Egnatia i kanë mposhtur “ujqërit”, që nuk kanë shënuar asnjë gol. Sfidën e radhës e luajnë kundër Tiranës këtë fundjavë.
Ky nuk është aspak momenti i duhur për bardhekuqtë, të cilët sapo janë eleminuar në Kupë nga Teuta. Kështu kërkohet një sforco, pikërisht kundër 26 herë kampionëve të vendit.
Tirana rezulton dhe “makth” i Skënderbeut në përballjet direkte. Të paktën që nga sezoni 2009/10 regjistrohen 46 ndeshje mes tyre në të gjitha kompeticionet. 18 janë fituar nga Tirana, 14 nga Skënderbeu dhe të tjerat kanë përfunduar barazim.
Asnjë skuadër tjetër nuk ka dominuar Skënderbeun në përballjet direkte gjatë viteve në fjalë, me përjashtim të Kukësit që po ashtu kanë bërë më mirë.
56 herë ka gjetur rrjetën Tirana dhe 46 Skënderbeu. Këto janë tregues se sfida e radhës, për këta të fundit nuk do jetë aspak e lehtë. Për më tepër se Tirana është skuadra pritëse. /newsport.al/