Largimi i Migen Memellit nga stoli i Skënderbeut la një boshllëk në skuadrën korçare ku entuziazmi nuk është i mirë për shkak të rezultateve të dobëta. Por drejtuesit nuk janë gjetur të papërgatitur.
“Panorama Sport” zbulon se pas një bisede mes presidentit Ardjan Takaj dhe trajnerit Skënder Gega, ky i fundit ka pranuar të firmosë një kontratë 1.5 vjeçare. Një mision i vështirë për Gegën, por do të kërkojë tashmë të shpëtojë Skënderbeun. Lajmi konfirmohet për gazetën nga burime zyrtare në klubin korçar.
Skënder Gega drejtoi Partizanin drejt titullit kampion e tashmë do të përpiqet të shpëtojë Skënderbeun.