Guadalupe Porras ishte protagonistja e një momenti të tmerrshëm në ndeshjen që po luhet në mes të Real Betisit dhe Athletic Bilbaos.
Asistentja e ndeshjes u përplas me një kamerë televizive kur u kthye në qendër të fushës pasi vërtetoi golin e Chimy Avila në minutën e 13-të të ndeshjes që po luhet në stadiumin Benito Villamarin.
None found
Fillimisht, nuk dihej se çfarë kishte ndodhur kur Guadalupe u pa e shtrirë në tokë. Ngjarja ka detyruar që në atë moment ndeshja të ndalet.
Guadalupe u trajtua nga shërbimet mjekësore të Betisit dhe më në fund u desh të zëvendësohej pasi nuk mundi të vazhdonte.
Arbitri i katërt, Holgueras Castellanos, duhej të merrte përsipër në vijën anësore ndërsa Guadalupe Porras u largua me barelë për t’u dërguar në spital dhe për t’u trajtuar për lëndimin e saj në kokë.
Arbitri i ndeshjes, Cuadra Fernandez, nuk vonoi të informonte Manuel Pellegrinin dhe Ernesto Valverden për atë që kishte ndodhur dhe vendimin për të vazhduar me ndeshjen.
Dueli më pas vazhdoi normalisht dhe tribunat e Benito Villamarin duartrokitën gjyqtaren anësore kur ajo tregoi shenja se ndihej më mirë teksa u largua nga fusha.
Avokati i Popullit ka publikuar raportin me rekomandime ex officio, i cili trajton çështjen e arsimimit cilësor dhe përdorimit të…
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që një takim për sigurinë evropiane i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në…
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian…
Një 32-vjeçar nga Kavadari është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke marrë 2.000 euro nga një 50-vjeçare nga Kumanova,…
Në një deklaratë zyrtare Komiteti i Helsinkit ka reguar lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë para Parlamentit,…
Komanda Ajrore e NATO-s ka konfirmuar sot se një dron u rrëzua nga avionë luftarakë të forcave aleate, të cilët…