Një raport i ri i Avokatit të Popullit ka nxjerrë në pah dështimet e sistemit arsimor në Kosovë për t’iu ofruar fëmijëve të shurdhër arsimimin e duhur dhe përdorimin e gjuhës së shenjave. Sipas gjetjeve, nxënësit me dëmtime në dëgjim vazhdojnë të mbesin mbrapa edhe pas përfundimit të shkollës së mesme.
None found
Hetimi u ndërmorr pas sinjaleve shqetësuese nga qytetarët dhe organizatat joqeveritare, të cilat treguan se shumë të rinj të shurdhër, pavarësisht suksesit të lartë në shkollë, nuk arrijnë të lexojnë apo shkruajnë në nivelin e pritshëm. Kjo situatë e vuri në dyshim cilësinë e vërtetë të arsimimit që ata marrin.
Gjatë procesit, institucioni i Avokatit të Popullit kontaktoi Qendrën Burimore “Nënë Tereza” në Prizren dhe kërkoi shpjegime nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Pyetjet u fokusuan në programet mësimore, kualifikimet e mësuesve, disponueshmërinë e gjuhës së shenjave dhe strategjitë konkrete për të garantuar një arsim gjithëpërfshirës për këta nxënës.
Raporti konkludon se, megjithëse Kushtetuta dhe ligjet në fuqi parashikojnë të drejtën për arsim, fëmijët e shurdhër hasin barriera të thella në praktikë. Mungesa e theksuar e mësimdhënësve të trajnuar në gjuhën e shenjave, e specialistëve mbështetës, e interpretëve, si dhe mungesa e teksteve të përshtatura dhe sistemeve të drejta të vlerësimit, po dëmton rëndë zhvillimin e tyre edukativ dhe po i ekspozon ndaj rrezikut të diskriminimit.
Për të adresuar këto probleme, Avokati i Popullit i ka drejtuar Ministrisë së Arsimit disa rekomandime kyçe. Ndër to përfshihen: zbatimi i plotë i politikave për arsimin gjithëpërfshirës, angazhimi i një ekipi shumëdisiplinar në Qendrën Burimore “Nënë Tereza”, rritja e trajnimeve profesionale për stafin mësimor dhe interpretët, si dhe vendosja e një sistemi të rregullt inspektimi për të monitoruar nga afër cilësinë e mësimdhënies.
Aksioni i autoriteteve të Kosovës për shembjen e 11 shtëpive të ndërtuara pa leje në zonën e Liqenit të Ujmanit…
Pas nevojës për të pasur gjithmonë një histori më të madhe, një përvojë më të fortë apo fjalën e fundit…
Kanë kaluar pothuajse tre mijë vjet, por ky parim i lashtë për mikpritjen, respektin dhe drejtësinë vazhdon të ketë një…
Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmet e fundit ruse ndaj Ukrainës.…
Pedro MarteloPedro Martelo është afrimi më i fundit në radhët e Teutës [...]Read More...
Një substancë e pazakontë, e bardhë dhe me shkumë, ka mbuluar derdhjen e lumit Lepenc në lumin Vardar, në Shkup.Kryetari…