Felix Brych ishte në qendër të vëmendjes në ndeshjen mes Borussia Dortmundit dhe Bayer Leverkusenit në kuadër të javës së parë të Bundesligës.
Vendasit arritën një fitore minimale 1-0 në shtëpi falë kapitenit Mark Royce.
Mirëpo, ky duel u shënua me një vendim kontrovers të arbitrit gjerman. Domethënë, portieri i Leverkusenit mori një karton të kuq direkt në fund të ndeshjes për shkak se e kapi topin me të dyja duart në buzë të zonës së rreptësisë.
Pas shikimit të videos, Brych vendosi që portieri me përvojë e bëri atë jashtë zonës së lejuar dhe e dërgoi para kohe në dhomat e zhveshjes. Duke qenë se “Farmaceutika” kishte shfrytëzuar tashmë të gjitha ndryshimet, mbrojtësi Edmond Tapsoba u detyrua të qëndronte mes shtyllave. /albeu.com/