Skandali me gjyqtarin në Angli, Gareth Vicars dënohet me 13 vite burg

Gareth Vicars, është dënuar me 13 vite e gjysmë burg, pasi ngacmoi tri vajza të mitura. Ngjarjet ndodhën përgjatë viteve 2021-2024, kur Vicars ka shërbyer si gjyqtar në Angli.

Vicars u deklarua fajtor për plot 16 akuza, që fillonin nga komunikimet seksuale për fëmijë, te takimet pas joshjes si dhe përfshirja në veprimtari seksuale me fëmijë.

Të tr veajzat ishin 15-vjeçare gjatë asaj kohe dhe për këtë ish-gjyqtari u dënua. Në Angli ishte pezulluar sapo akuzat u bënë publike, ndërsa besohet se edhe është larguar përfundimisht para se edhe dënimi të jepej dje.


Shtuar 3.10.2025 08:50