Categories: sport

Skandali i marketingut në Botëror: si “markat e ndaluara” morën vëmendjen kryesore

Levi’s, Heinz dhe Beats nuk parashikoheshin të ishin mes emrave më të komentuar të këtij Botërori.

Të lidhura

None found

Megjithatë, edhe pse FIFA ka ndërmarrë masa të forta që këto marka të mos shfaqen gjatë turneut, efekti i krijuar ka qenë i kundërt: ato janë kthyer në disa nga temat më të përfolura të kompeticionit.

Në San Francisko, jashtë stadiumit Levi’s, logoja e njohur është fshehur nën një tarp të bardhë.

Në ambientet e medias, emri i Heinz mbi shishet e ketchup-it është mbuluar me ngjitës.

Njësoj ka ndodhur edhe me futbollistët, si në rastin e Jamal Musialës, ku para ndeshjes logoja e Beats në kufjet e tij u mbulua me shirit.

Këto marka nuk bëjnë pjesë te sponsorët zyrtarë të FIFA-s, por pikërisht përpjekja për t’ua ndaluar ekspozimin i ka bërë edhe më të dukshme.

Ky është i ashtuquajturi “Efekti Streisand”, kur tentativa për të fshehur diçka përfundon duke e bërë atë më të famshme.

Qëndrimi i FIFA-s nuk lidhet me inat, por me mbrojtjen e sponsorëve zyrtarë, të cilët paguajnë miliona për të pasur ekskluzivitet.

Për këtë arsye, organizata mbikëqyr me kujdes çdo element që lidhet me dukshmërinë brenda stadiumeve.

Sidoqoftë, përvoja ka treguar se “ambush marketing” shpesh e kthen këtë lloj kontrolli në bumerang.

Që nga tifozët holandezë në 2006, te episodet me Bavaria dhe Budweiser, e deri te Beats në 2014, çdo tentativë për kufizim ka prodhuar edhe më shumë publicitet.

Këtë herë gjithashtu, markat e prekura kanë ditur ta përdorin situatën në favorin e tyre: Heinz e ktheu atë në një produkt të limituar, Beats e përdori si teaser marketingu, ndërsa Levi’s e transformoi mbulimin e logos në një fushatë globale.

Në përfundim, ndërsa sponsorët zyrtarë blejnë të drejta dhe sigurojnë prezencë të garantuar, janë pikërisht markat “e ndaluara” ato që po marrin vëmendjen e publikut.

të fundit

Korçë, dy të plagosur pas një sherri me lopata

Një konflikt me lopata dhe mjete të tjera të forta ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në lagjen nr.…

2 minutes ago

Tetovo and Gostivar: Four Cases of Violence, Including a Gun Threat, Reported in One Day

SPB Tetovë ka njoftuar për tre raste të sulmeve fizike dhe një rast të kërcënimit me armë gjatë 24 orëve…

12 minutes ago

Protests on the 91st day, citizens gather in Skënderbej Square and demand Rama’s resignation

Sot shënohet dita e 91 e protestës. Qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit më pas…

13 minutes ago

Meeting with Tirana MPs, Rama gives details of the gathering: A necessary step for the new political season

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me takimin që pati me deputetët e PS-së në Qarkun e Tiranës,…

14 minutes ago

Flames spread in Vajkal, homes at risk as residents confront the fire

Situatë kritike në fshatin Vajkal të Bulqizës, ku një zjarr i përmasave të mëdha po përhapet me shpejtësi dhe po…

14 minutes ago

Galatasaray interesohet për Youssouf Fofanan gjatë bisedimeve për Rafael Leaon

Galatasaray ka kërkuar informacione nga Milani për mesfushorin francez Youssouf Fofana, gjatë negociatave që klubet po zhvillojnë për transferimin e…

14 minutes ago