Një element sponsorizimi në fanellat e gjyqtarëve të Kupës së Botës ka tërhequr vëmendje të madhe, pasi logoja qëndron pothuajse e padukshme deri në çastin kur arbitri ngre krahët.
Sipas FIFA-s, ky turne veror pritet të përfshijë në një mënyrë apo një tjetër rreth gjashtë miliardë njerëz, ndërsa më shumë se pesë milionë tifozë llogaritet se do t’i ndjekin ndeshjet nga afër në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.
None found
Meqë kompeticioni i zgjeruar i FIFA-s do të transmetohet në mbarë botën, zgjedhja e Rexonas për të realizuar një nga vendosjet më të menduara të sponsorizimit në historinë e Kupës së Botës mund të shndërrohet në një sukses të madh në aspektin e marketingut.
Siç vihet re edhe në pamjet përkatëse, logoja e markës së deodorantit është pozicionuar menjëherë poshtë sqetullave të fanellave të gjyqtarëve, çka bën që gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes ajo të mos dallohet.
Megjithatë, sapo një gjyqtar merr një vendim me peshë, si akordimi i një penalltie, nxjerrja e kartonit apo ngritja e tabelës elektronike të zëvendësimeve, logoja e Rexonas shfaqet qartë para publikut.
Rexona, që në Mbretërinë e Bashkuar njihet me emrin Sure, e ka vendosur logon e saj edhe në tabelën e zëvendësimeve, por pikërisht prania e reklamës në fanellat e gjyqtarëve është përshkruar gjerësisht si një ide jashtëzakonisht kreative dhe efikase në marketing.
Samuel Krasniqi po kalon një sezon mbresëlënës me Grasshopperin në Superligën e Zvicrës, ku është shndërruar në njërin prej futbollistëve…
Dy persona janë arrestuar nga policia britanike nën dyshimin për vjedhje me thyerje, pas një incidenti të raportuar në rezidencën…
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste me moton “Kundër vrasjes së grave – Femicidi…
Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Fushë Kosovë, i caktoi masën e paraburgimit një muaj të pandehurit L.Z, për veprën…
Skuadra e Interit ka konfirmuar lëndimin e mesfushorit Hakan Calhanoglu, i cili do të mungojë të paktën tri javë. Calhanoglu…
Interi, Juventusi dhe Milani janë tri klubet më të mëdha të futbollit italian edhe për nga fuqia financiare dhe qarkullimi…