Skandal te një ekip femrash në Portugali, festa pa frenim dhe ngacmime nga trajneri

Famalicao pezulloi pak ditë më parë trajnerin e skuadrës së ekipit të femrave, Miguel Afonso, me akuzën e ngacmimit të paraqitur nga disa lojtare.

Një histori e turbullt por jo një rast i izoluar, sepse orët e fundit një skandal i ri ka tronditur klubin portugez. Ka patur një festë të shthurur, në të cilën do të kishte ndodhur gjithçka dhe që ka përfshirë të paktën tetë përsona, duke përfshirë gjithashtu edhe një anëtar të një klubi tjetër.

Festa dyshohet se u zhvillua sezonin e kaluar në banesën e një anëtari të stafit stërvitor dhe u shfaq falë dëshmisë së një prej futbollisteve për gazetën “Publico”.

Dosja tashmë ka mbërritur në tryezën e Federatës Portugeze të Futbollit, edhe nëse nuk ka ende prova konkrete./h.ll/albeu.com


Shtuar 20.10.2022 13:11