Incidenti mes dy tifozerive në ndeshjen Tirana-Besiktas në “Air Albania” e vlefshme për turin e dytë të Conference League, është cilësuar si skandal nga mediat turke.
“Skandal në Tiranë, ata sulmuan tifozët e Beshiktash”, shkruan media, duke thënë se drejt tyre u hodhën edhe mjete piroteknike.
Ndeshja e vlefshme për Conference League nisi me 14 minuta vonesë për shkak të përplasjes. Arbitri urdhëroi tërheqjen e lojtarëve deri sa situata u qetësua.
Incidente pati edhe në momentin kur spikeri i stadiumit foli turqisht, dhe u fërshëllye nga tifozat shqiptarë.
Por edhe jashtë shkallëve të stadiumit pati përplasje të ashpra, dhe shkak u bënë thirrje e tifozëve turq të cilët bërtisnin në kor “Fuck Tirana”.