Categories: sport

Skandal: Ndeshja e trukuar, por lojtari shënon dy gola me vullnet për të prishur bastet (FOTO+VIDEO)

Një ndeshje e Premier League në Ganë (kështu quhet liga elitare) ka përfunduar në hetim për trukim por është nga ato rastet kur mund të thuhet se nuk ka nevojë për prova, mjafton të shohësh xhirimet për të kuptuar se ishte shitur apo blerë, ose edhe toleruar me vullnet…

International Allies u mund nga Ashanti Gold me shifrat 7-0. Mbrojtësit e Ashanti lejuan thuajse çdo aksion të kundërshtarit të përfundojë në rrjetë, vetëm në rastet kur sulmuesit e Ashantit nuk kishin shënjestër.

Të lidhura

None found

Jo vetëm kaq, por sjellja e portierit ishte totalisht sikur ishte i alkoolizuar, duke lënë topin të shkojë në rrjetë e bërë hedhje prej aktori amator.

Ndërkohë, në fund ishte Hashmin Musah, i cili shënoi dy autogola dhe e dërgoi ndeshjen në shifrat 7-0.

Në atë moment u duk qartë se ai ishte pjesë e skandalit, por pas ndeshjes deklarata e tij tregoi se ai ka prishur planin për të çuar ndeshjen në 5-1 dhe për të mbushur xhepat e atyre që kishin vënë këtë rezultat në baste.

“Kisha dëgjuar në hotel para sfidës se ky takim do të përfundojë me rezultatin e saktë 5-1. Vendosa ta prish këtë plan për hir të futbollit dhe të shënoj edhe dy gola. Nuk i toleroj bastet në këtë mënyrë.

Pas takimit, kam marrë përgëzime nga kolegët e mi dhe trajneri. Më herët, i premtova trajnerit se nëse ai do të më linte të dilja nga bankina, do e thyeja bastin dhe kështu e bëra”, tregon Musah.

të fundit

Ylber Ramadani reagon pas dënimeve të Hagës, shpërndan mesazhin e Edi Ramës: “Marre

Foto ilustruese: Edi Rama - UÇK - Ylber RamadaniGjykata Speciale e Hagës ka marrë sot vendimin drastik ndaj katër ish-krerëve…

3 minutes ago

Ancelotti kritikon mungesën e talenteve në Itali: Nuk është formuar një brez i fortë lojtarësh

Carlo Ancelotti ka vlerësuar gjendjen aktuale të futbollit italian, duke shprehur shqetësimin se Italia nuk ka arritur të prodhojë një…

7 minutes ago

Rritja e çmimit të karburanteve, ringrihet sërish Bordi i Transparencës

Qeveria ka vendosur të riaktivizojë Bordin e Transparencës për çmimet e karburanteve, pasi çmimi i naftës ka qëndruar mbi 220…

8 minutes ago

Bedri Hamza kundërshton aktgjykimin në Hagë: Serbia ishte agresori, Kosova viktima

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në…

9 minutes ago

Stellantis zbulon BOW, furgonin autonom elektrik të ndërtuar si “kuti mbi rrota

Stellantis ka prezantuar një koncept të pazakontë për të ardhmen e transportit urban: një furgon tërësisht elektrik dhe pa drejtues,…

9 minutes ago

Dosti për vendimin e Hagës: 81 vite burg për krerët e UÇK-së, por lufta dhe përgjegjësia individuale nuk janë e njëjta gjë

Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit përfundimtar nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit,…

9 minutes ago