sport

“Më vjen keq, pësuam gola naivë”, Mehmeti tregon problemin e humbjes në derbi: U vetëkënaqëm, na duhen patjetër lojtarë në merkato

“Abissnet Superiore” ka nisur me spektakël. Derbi mes Dinamos dhe Tiranës është mbyllur me shifrat 2-3 për bardheblutë. Pjesa e parë u dominua nga dinamovitët, të cilët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 24-t me anë të Kaçorrit. Ndërkohë, vetëm pak sekonda pas nisjes së pjesës së dytë të lojës, Andoni dyfishoi shifrat. Lojtari i Dinamos përfitoi nga një dalje e portierit të Tiranës dhe gjeti rrugën e rrjetës nga një distancë e largët.

Kur dukej se ndeshja kishte marrë fund për bardheblutë, atëherë erdhi edhe kthesa. Tre minuta i mjaftuan ekipit të Ahmatajt për të ndryshuar rrjedhën e lojës. Hoxhallari në të 56-n dhe Haxhiu në të 59-n kthyen shifrat në baraspeshë, ndërsa Latifi në minutën e 84-t përmbysi rezultatin me një gjuajte në stilin panenka nga pika e bardhë e penalltisë. Tirana merr kështu tre pikët e para për vitin 2024 dhe mbetet në top 4-shen e kampionatit. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”.

Të lidhura

None found

Mehmeti (Dinamo):
“Më vjen shumë keq. Që në momentin që ishim 2-0, mendoj që aty filloi kthesa. Vetëkënaqësia e lojtarëve. Duhet ta kishim menaxhuar më mirë. Të mos i jepnim hapësira kundërshtarit. Kemi pësuar gola shumë naivë. Na mungojnë lojtarët me eksperiencë, sidomos në linjat e mesfushës. Vetëm Andoni është lojtar me eksperiencë në linjat e mesfushës. Kemi nevojë emergjente që në mesfushë të kemi lojtarë që bëjnë diferencën dhe me eksperiencë. Po të fillonte sërish loja nuk do të bëja asgjë ndryshe. Thjesht ishte mosmenaxhimi dhe vetëkënaqësia që treguan, sidomos lojtarët me eksperiencë, pasi ishin 2-0. Na duhet patjetër një sulmues dhe dy hyrje në mesfushë”.

Ahmataj (Tirana):
“Ishte ndeshja e parë dhe duhet ta fillonim mbarë. Presioni i rezultatit ndikon. Luajtëm një ndeshje nga fillimi në fund me presionin për ta fituar këtë ndeshje. Arritëm ta mbanim kundërshtarin në presion, përveç dy aksidenteve (rastet e golave) që patëm. Periudha e shkëputjes së kampionatit nuk na ka ndikuar pozitivisht, pasi jep një mungesë përqendrimi te lojtarët. Janë elemente që duhet t’i përmirësojmë. Kemi shumë lojtarë me cilësi dhe akoma nuk janë në 100%-shin e tyre. Ata do e çojnë skuadrën një nivel më lart. Lojtarët e stolit i dhanë një marsh më shumë lojës dhe e dërguan skuadrën te fitorja. Kanë një meritë të madhe. Lojtarët të luajnë pa presionin e rezultatit, sepse atë e mban trajneri. Kështu është futbolli. Deri këtu ku unë jam nuk e kam arritur se më ka ndihmuar njeri. E kam merituar këtë vend. Do punoj dhe e meritoj me aftësitë që kam. Nuk frikësohem kurrë nga një pozitë e tillë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Tags: Dinamotirana

të fundit

Pjesëtarët e Kosovës mbërrijnë në Prishtinë, FFK-ja publikon pamjet

Disa nga yjet e Kombëtares së Kosovës në mëngjes kanë ateruar në Prishtinë, para ndeshjeve të Ligës së Kombeve.Përzgjedhësi Franco…

2 minutes ago

Në New York, Kurti nderon vëllezërit Bytyqi: Drejtësia ende mungon, do ta kërkojmë me SHBA-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në New York në kujtim të vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi,…

3 minutes ago

Pogradec/ Pas sherrit, goditet me mjet prerës një person

Një sherr në Pogradec ka degraduar në përdorimin e thikës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Proptisht të…

6 minutes ago

Pas rritjes së shportës sindikale, LSDM kërkon pagë minimale prej 600 eurosh

LSDM kërkon që Kuvendi të miratojë propozimin e tyre për rritjen e pagës minimale në 600 euro, pasi shporta minimale…

10 minutes ago

Tajfuni Dujuan vë Japoninë në alarm, ndalen trenat dhe anulohen fluturime e koncerte

Japonia është në alarm për shkak të tajfunit të fuqishëm Dujuan, i cili po afrohet drejt bregdetit lindor të vendit.…

12 minutes ago

26-vjeçarja turke e dënuar për vdekjen e motoristit gjendet pa jetë në Mal të Zi

Një 26-vjeçare turke, e cila ishte dënuar për një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një motoristi, është gjetur e…

12 minutes ago