Skuadra e SHBA-së vuajti më shumë, por arriti të kualifikohet, duke kapërcyer dy momente dramatike, teksa mposhti Kanadanë me penalltinë, pasi koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën në barazim 2-2.
Nga pika e bardhë SHBA ishte më e saktë dhe fitoi 3-2, duke kaluar kështu në gjysmëfinalen e Kupës së Artë 2023.
?Se armó la bronca en los vestidores del TQL Stadium
Jugadores de Canadá y Estados Unidos entre empujones, jaloneos e insultos???
? @elchefhugord #VeranoDeCampeones pic.twitter.com/FFyNobFkpE
— TUDN USA (@TUDNUSA) July 10, 2023
Incidentet ndodhën kur pas fitores së ndeshjes, skuadra amerikane thuhet se ishte tallur me futbollistët kanadezë, gjë që do të kishte shkaktuar arsye për t’u përleshur në korridoret e stadiumit.
Ende nuk dihet nëse Concacaf do të marrë masa për këtë çështje dhe do të ndëshkojë lojtarët e përfshirë në përleshje.