Daniel Peretz nuk do të qëndrojë te Bayern Munich. Madje, ai do të largohet edhe nga Hamburg, ku është i huazuar, me një marrëveshje që huazimi të zgjasë deri në fund të këtij sezonit.
Megjithatë, izraeliti kërkon një aventurë të re, përsëri në huazim. Southampton është gati ta marrë në ekip 25-vjecarin, i cili nuk ka vend te bavarezët, por vazhdon të shkojë sa “andej-këtej”.
Ish ekipi i Armando Brojës e sheh Peretz si të duhurin për të ruajtur katërkëndëshin. Kujtojmë se Southampton këtë sezon militon në Championship dhe duket larg rikthimit në Premier League.
